Kantautori i njohur Alban Kondi dhe bashkëshortja e tij, Eneida, do të bëhen prindër për herë të dytë. Lajmin e ka bërë publik vetë Albani në një foto familjare që ka postuar në llogarinë e tij në Instagram, ku duket Eneida me barkun e rrumbullakosur dhe Florani, i cili tashmë do të jetë vëllai i madh i familjes Kondi.

Djali i parë i këngëtarit mban emrin e xhaxhait të tij të ndjerë, Dr. Florit.

”Me çunat”, shkruan Albani në foto duke zbuluar në këtë mënyrë se do të jetë sërish baba i një djali.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: