Në gjendje gjysmë të vetëdijshme, efektivët e policisë së Mesolongjisë kanë nxjerrë nga një makinë e parkuar një vajzë 4-vjeçare, duke thyer xhamin e mjetit.

Vajza e vogël ishte lënë në makinë nga babai i saj, i cili po bënte pazar në një supermarket aty pranë.
Ishin kalimtarët ata që sinjalizuan policinë, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes.
Mësohet se vajza e vogël u dërgua fillimisht në spitalin e Messolongut dhe më pas në Agrinio, ndërsa babai i saj u arrestua.

“Mbrëmë në Mesolongji nga punonjësit e policisë të Departamentit të Sigurimit të Mesolongjisë është arrestuar një vendas, ndaj të cilit është ngritur një akuzë për ekspozimin përballë rrezikut të vajzës së tij të mitur.
Në mënyrë të veçantë, mbrëmë efektivët e ekipit të DIAS-it të Drejtorisë së Policisë Mesolongji kanë gjetur një vajzë 4-vjeçare në një automjet të mbyllur në parkingun e një supermarketi. E mitura është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm Agrini, ku qëndron e shtruar për arsye sigurie”, thuhet në njoftim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb