TIRANE

Prindërit e këngëtares së ndjerë Amy Winehouse do nxjerrin në ankand veshjet e saj dhe gjithë paratë që do grumbullohen do dhurohen për bamirësi.

Lajmin e ka dhënë vetë babai i këngëtares, i cili pranoi se me afrimin e 10-vjetorit të ndarjes së saj nga jeta, dhimbja vazhdon të jetë e madhe.

“Sa herë hapim dollapin shohim veshjet e saj dhe ndihemi shumë keq. Duam të shesim disa prej tyre dhe paratë do shpërndahen për bamirësi, por gjithsesi gjërat më personale që la pas do i mbajmë për vete”, u shpreh Mitch për ‘The Mirror’.

Veshjet që do përfshihen në ankand janë disa nga më të bujshmet që këngëtarja ka veshur në karrierën e saj. Kujtojmë se Amy ndërroi jetë në 23 korrik të 2011-ës, pas mbidozës së alkoolit. Ajo ishte vetëm 27 vjeçe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb