Bajerni i Mynihut ka hequr dorë nga blerja e Leroi Sanes në këtë dritare transferimesh. Lajmin e ka zyrtarizuar drejtori sportiv i bavarezëve, Hasan Salihamixhiç, që ndër të tjera, ka nënvizuar: “Kemi nevojë për një lojtar që të na ndihmojë në këtë moment”.

Deklarata e Salihamixhiç vjen për shkak të gjendjes së anësorit sulmues, pasi në takimin e 4 gushtit në finalen e community Shield, mes Mançester Sitit dhe Liverpulit, pësoi një dëmtim në ligamentet e gjurit.

Gjithsesi, Bajerni nuk ka hequr aspak dorë nga 23-vjeçari i Kombëtares së Gjermanisë dhe do të synojë ta çojë në finish tratativën e nisur që verën e shkuar në dritaren e radhës së merkatos.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb