Nuk ishin perfekt, por Bayern del me tre pikë nga sfida përballë Union Berlin. Në këtë pikë të sezonit kjo ishte jetike për Bayern, fitorja kërkohej me çdo kush për të zvogëluar diferencën me Leverkusen, tani minus 4 pikë nga kreu. Praktikisht kjo sfidë u zhvilluan me një drejtim, me Bayern që kishte kontrollin e topit, por “armata” e Tuchel nuk ishin të qartë në pasin final, nuk ishin kërcënues, me Kane në hije.

Me fillimin e pjesës së dytë, pas vetëm 30 sekondash, Bayern gjeti golin e avantazhit, me Kane që goditi fillimisht shtyllën, ndërsa topi u kthye në këmbët e Guerreiro-s që me një goditje të bukur e dërgoi në trekëndësh. Hary Kane gjeti golin e dytë në minutën e 55-të, por VAR anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. Union u përpoq t’i befasonte me kundërsulm, por Neuer shmangu çdo moment delikat. Në minutën e 74-të pati dhe një përplasje mes Sane dhe trajnerit të Union Berlin, me këtë të fundit që u ndëshkua me karton të kuq.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Skandal”, e cilëson Bild, sulmin e trajnerit ndaj Sane.  Shijon tre pikët, por jo shumë i kënaqur me lojën e ekipit të tij u shfaq trajneri Tuchel: “Kishim disiplinë në lojë, u mbrojtëm mirë duke mos i lënë asnjë shans kundërshtarit. Kishim kontrollin e lojës, por duhet të kishim shënuar dhe golin e dytë, gjithsesi, në përgjithësi ishte një ndeshje e mirë”, u shpreh Tuchel.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb