Shqipëria arriti të merrte 1 pikë në transfertën me Çekinë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2024”. Ish-kapiteni i Kombëtares kuqezi, Altin Lala në një intervistë për “Panorama TV” u shpreh se ishte një sfidë shumë e mirë dhe rezultati është i kënaqshëm. Ndër të tjera, Lala u ndal edhe tek autori i golit Nedim Bajrami dhe trajneri Silvinjo. “Mendoj që mbrëmë ishte ndeshje e interpretuar mirë nga ne, barazimi është rezultat pozitiv, mund ta kishim fituar ose dhe humbnim. Ndeshja ishte e rrezikuar, por në tërësi është rezultat i mirë, gjithmonë ka vend më mirë për tu përmirësuar. Pjesa e parë ishte më e kontrolluar më e saktë dhe e qartë, pas pësimit të golit s ishim njësoj si pjesën e parë. Në tërësi trajneri bën zgjdhjet e tij, mund të reagojë sic e mendon. Goli ishte një ekzekutim fantastik nga Bajrami, kemi pasur 3-4 raste pjesën e parë, mund të kishim fituar kur dolëm 3 kundër 1, po për fat të keq sja dolëm të shënonim. Berisha priti një top shumë të mirë që mund të ishte gol i sigurt, disa gabime mund ti shmangim, duhet të ishin më të përqëndruar. Kam besim që ky staf Iitrajnerëve është duke bërë një punë mjaft të mirë, zgjedhjet që bën Silvinjo më kanë pëlqyer shumë, ka zgjedhur mbi 20 lojtarë cilësorë. Ndaj Polonisë duhet të jemi të përqëndruar dhe agresivë, se Leva është i rrezikshëm, por Polonia nuk është aq e fortë sa të vijë në Tiranë dhe të imponojë lojën e tyre.

Nuk ka më ndeshje të lehta, kanë qenë ndeshje sfiduese si me Moldavinë dhe Ishujt Faroe. Nëse fitojmë me Poloninë na ngelin 3 finale, duhet të bëjmë krenarë këtë popull dhe këta tifozë që ndjekin kombëtaren. Ne e kemi në dorën tonë kualifikimin duke parë edhe nga klasifikimi dhe renditja. Të gjithë do të kishin meritën e tyre nëse do të kualifikoheshim, çdo njeri është i përkushtuar dhe i angazhuar, në fund janë frytet, çdo gjë duket në fushë. Reja ka pasur pjesën e tij dhe s duhet të mohojmë punën e tij, i ka dhënë diçka Kombëtares, por unë kam besim dhe ky grup ska qenë asnjëherë kaq mirë, dhe shpresoj në të ardhmen të jemi në Europian dhe pse jo në Botëror, Bajrami ka cilësi shumë të mira, lojën me top e ka shumë të mirë, dhe ka një lojë të rrezikshme, mund të jetë një pasardhës i denjë i Skelës, futbolli zhvillohet shumë dhe ndoshta mund të vijnë më të mirë. Skela ka pasur kohën e vet të artë, kemi shumë kualitet në ekip.

Të gjithë janë të fokusuar dhe ska asgjë për të gjykuar, shpresoj në të ardhmen të kemi dhe Brojën që të jemi dhe më të fortë, trajneri kontrollon edhe më mirë skuadrën dhe futbollistët. Deri tani kemi arritur shumë, shpresoj të vijnë dhe nga U-21 që ti bashkohen Kombëtares, skemi pasur najherë kaq lojtarë cilësorë në Kombëtares”, u shpreh Lala.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: