Gareth Bale u transferua nga Real Madrid te Los Angeles në Amerikë. Sulmuesi nga Ëales u prezantua te ekipi i MLS, teksa u shpreh i lumtur për këtë përvojë të re. Bale tha diçka edhe për ata që nuk e pëlqejnë këtë kampionat.

“Ky është një kampionat që ka bërë një rrugë të gjatë gjatë 10 viteve të fundit. Nuk mendoj se është e drejtë të konsiderohet MLS një ligë e pensionsitëve. Mendoj se ka shumë vështirësi edhe në këtë kampionat, por dua të lë gjurmën time në ligë. Kjo aventurë e imja nuk është një gjë afatshkurtër prej 6 apo 12 muajsh. Ky transferim më jep mundësinë për të ecur përpara drejt Europianit të ardhshëm. Këtu gjeta një mjedis fantastik: gjithçka që shihni është e pabesueshme. Shpresoj se tani mund të bëj pjesën time dhe ta çoj këtë klub në nivelin tjetër” – Tha ai.

Yyyyy
Yyyyy

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: