E ardhmja e Gareth Bale duket e destinuar, në Angli dhe në Spanjë e bëjnë fakt të kthyer rikthimin e tij tek Tottenham Hotspur. Palët janë në detajet e fundit të konkretizimit të marrëveshjes, mbetet vetëm që Real Madrid të pranoj kërkesën e klubit londinez për të ndarë mes tyre pagën e sulmuesit uellsian. Nuk pritet që presidenti Perez të bëhet pengesë në këtë pikë pasi është thuajse e pamundur që të shes Bale me titull përfundimtar. Kostot e një operacioni të tillë janë thuajse të pamundura për çdo klub në këto kushte të vështira ekonomike. Reali gjithashtu nuk e ka luksin të mbaj në stol një lojtarë që përfiton 15 milion euro në sezon.

Dele Ali
Dele Ali

Jose Mourinho po pret krahëhapur Gareth Bale por nga Tottenham pritet të largohet një tjetër lojtar i rëndësishëm, bëhet fjalë për Dele Ali. Sulmuesi anglez nuk është përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar për sfidën kundër Lokomotiv Plovdiv, e vlefshme për Europa League. “Daily Mail” shkruan se Dele Ali do të sakrifikohet për ti bërë vend pikërisht Gareth Bale. Dele Ali sipas të përditshmes britanike ka përfunduar në shënjestrën e PSG por në negociata mund të përfshihet edhe Inter.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb