Pas thirrjes së ambasadës amerikane për ngritjen e KLGJ-së dhe KLP-së, ka reaguar ashpër kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, duke mos kursyer akuzat për PD-në.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Balla shkruan se kjo javë është vendimtare për vendin dhe se askush nuk mund ta pengojë.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, u bën thirrje prokurorëve dhe gjyqtarëve, të garantojnë një proces transparent zgjedhor.
Komentin e tij në “Facebook”, Balla e shoqëron edhe me postimin e ambasadës amerikane, e cila përmes një apeli, kërkonte një proces të lirë dhe transparent, për ngritjen e KLP-së dhe KLGJ-së.
Postimi i Taulant Ballës
“KJO JAVË ËSHTË VENDIMTARE,
Në rrugën e krijimit të një gjyqësori të pavarur, të përgjegjshëm dhe profesional, tërësisht në dobinë e qytetarëve shqiptarë.
KUSH MENDON SE MUND TA PENGOJË,
e ka shumë gabim. Prandaj të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët shqiptarë duhet të garantojnë një proces të lirë dhe transparent zgjedhor për anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.
SHQIPËRIA EUROPIANE ME DREJTËSI TË PAVARUR?
(BalkanWeb)