Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka marrë pjesë në Samitin Botëror të Partive Politike me PK të Kinës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Balla ka ndarë foto nga takimi i zhvilluar ditën e sotme online, duke shkruar se bashkëpunimi mes Kinës dhe Shqipërisë është rritur dhe se ekziston një klimë e mirë bashkëpunimi e dialogu politik.

“Në Samitin Botëror të Partive Politike me PK të Kinës. Mes Shqipërisë dhe Kinës ekziston një klimë e mirë bashkëpunimi dypalësh, me një nivel të kënaqshëm të dialogut politik dhe të shkëmbimit të vizitave dypalëshe. Bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve është rritur. Kina zë afër 8% të totalit të vëllimit tonë tregtar, ndërsa eksportet shqiptare drejt Kinës po vazhdojnë të rriten ndjeshëm”, shkruan Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb