TIRANË

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka reaguar me anë të një postimi në “Twitter” për protestën e opozitës që është zhvilluar sot para Kryeministrisë.

Balla ia kushton postimin e tij në fakt, medias ruse Russia Today që ka transmetuar direct protestën e opozitës, duke ngritur dyshime për këtë fakt. Ai thotë se politikanë të korruptuar protestojnë kundër reformës në drejtësi dhe duan të dëmtojnë rrugëtimin e vendit drejt BE.

“E di ndonjëri se përse Rusia Today i shikon kaq interesante protestat e opozitës në Shqipëri? RT transmeton live nga Tirana çdo herë kur disa politikanë të korruptuar protestojnë kundër reformës në drejtësi të mbështetur nga SHBA dhe BE. Këta po përpiqen të dëmtojnë rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së”, shkruan Balla.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb