Para 10 vitesh liderët e katër vendeve të rajonit, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ai i Shqipërisë, Bamir Topi, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanović u mblodhën në Prizren më 26 qershor 2010 në kuadër të Mini-Samitit të tretë ballkanik, ku shprehën edhe gatishmërinë e tyre për krijimin e një Mini-Shengeni Ballkanik si dhe adresuan gatishmëri dhe mesazhe bashkëpunimi.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaron se “tradhëtarët” Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi para 10 vitesh kanë rënë dakord për krijimin e Mini-Shengenit Ballkanik si dhe janë zotuar për bashkëpunim dhe raporte të mira ndërfqinjësore.

Gjithashtu numri dy i PS-së, Balla ka publikuar edhe qendrimet e tyre të mbajtura para 10 viteve :

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu:

“Jemi afër realizimit praktik të asaj që e kemi thënë më herët, të një mini-shengeni ballkanik, apo të Evropës juglindore, për të demonstruar pjekurinë tonë edhe për proceset integruese për plan më të gjerë”.

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi:

“Bashkëpunimi ynë do t’i kontribuojë ndjeshëm rritjes së stabilitetit rajonal, luftës kundër krimit të organizuar kontrabandës, forcimit të kufijve nga pikëpamja e administrimit të këtyre elementeve dhe hapjes së kufirit për sa i përket qarkullimit të lirë të njerëzve dhe mallrave”.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb