Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit Taulant Balla zhvilloi një takim vlerësimi dhe mirënjohjeje me mjekët pensionistë të Elbasanit.

Në bashkëbisedim me mjekët Balla theksoi ndryshimet e mëdha që janë bërë në nivelin e pagave të mjekëve krahasuar me vitin 2013, por edhe investimet e jashtëzakonshme të kryera në spitale e qendra shëndetësore:

“Jam shumë krenar sot të them që paga e një mjeku sot është mbi 1 mijë euro dhe jemi goxha mirë në krahasim ku ishim.

Askush nuk mund ta besonte këtë në vitin 2013. Në vitin 2011 paga shkonte 50 mijë lekë të reja”, tha Balla.

Më tej ai u shpreh i emocionuar teksa dëgjoi kërkesën e këtyre mjekëve të nderuar për të vijuar të kontribuojnë për shoqërinë.

“Për ne është fat që kemi një ekip mjekësh që vetëm mosha i ka nxjerrë në pension, por jo aftësia.
Jam i emocionuar nga kjo kërkesë e juaja për të vijuar të kontribuoni në dobi të shëndetit.
Ne duhet ta rimendojmë marrëdhënien me mjekët pas plotësimit të moshës së pensionit”, tha Balla.

Balla gjithashtu vlerësoi kontributin e mjekëve, sot më shumë se kurrë, kur sakrifica e tyre në dobi të qytetarëve, të shpëtimit të jetëve njerëzore është e jashtëzakonshme.

Gjithashtu në këtë takim iu bashkua Ballës edhe ish-deputeti i LSI-së, Bujar Kllogjeri.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb