Ballokume është ëmbëlsirë tipike e Elbasanit që bëhet për Ditën e Verës, 14 Mars, tashmë festë kombëtare. Kjo lloj ëmbëlsire bëhet me pak përbërës, me bazë miellin e misrit. Ka një formulë të veçantë gatimi që njihet vetëm nga elbasanllinjtë vendas.

Përbërësit: 1 kg miell mistri, 500 gram gjalpë, 8 kokrra vezë dhe 500 gram sheqer pluhur.

Përgatitja: Në një enë të madhe hedhim gjalpin e prerë në copa, hedhim dhe sheqerin dhe i rrahim fort derisa të na krijohet një shkumë. Më pas shtojmë vezët një nga një, duke vazhduar ti rrahim.

Në fund, me kujdes hedhim miellin e misrit. E trazojmë mirë në mënyrë që të mos na krijohen kokrriza. Në qoftë se përbërja është shumë e qullët mund t’i shtojmë edhe pak miell gruri.

Masën e përgatitur e lëmë të qetësohet për 20 minuta. Më pas me lugë druri hedhim në tepsi brumin në formë topash të vegjël. Tepsinë e pjekim në furrë 170 gradë C përreth 40-45 minuta. Ballokumet i shërbejmë në formën e kulaçëve.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb