Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu përmes një statusi në Facebook thotë se në 8 vite të qeverisjes së Ramës, shqiptarët vetëm janë varfëruar.

Sipas tij, qytetarët do t’i japin përgjigjen e merituar në 25 Prill

STATUSI I PLOTË
Varfërimi i shqiptarëve plan i Ramës për të mbajtur pushtetin

Dihet botërisht se nëse do të sundosh një popull varfëroje atë, dhe këtë bëri Rama në 8 vite.

Rama rriti taksat po jo rrogat, vodhi buxhetin, shkatërroj skemën e ndihmës ekonomike, nuk solli asnjë investitor të huaj, shkatërroj punësimin dhe zhvillimin ekonomik.

Ndaj mandatin e tretë Rama e kërkon për ti dhënë goditjen finale qytetarëve shqiptarë.

Kjo strategji e Ramës për të varfëruar shqiptarët dhe zhvleftësuar votën e bën atë të pandalshëm në qëllimin e tij; vjedhjen e votave.

Por kjo nuk do të ndodhë.
Qytetarët do ti japin përgjigjen e merituar në 25 Prill

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: