TIRANË

Ministri gjerman për Europën Michael Roth deklaroi sot në Tiranë se po punohet me trysni që më 22 qershor Këshilli Europian të marrë një vendim pozitiv për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe ky proces të mund të nisë.

Roth foli për arritje nga ana e Shqipërisë dhe progres, duke u shprehur pro çeljes formale të negociatave.

“Është bukur që të jesh sërish këtu, se di nëse ju ka marrë malli, por mua më ka për ju po dhe jam i gëzuar që të mund të tregoj sot dhe një shenjë solidaritetit nga ana e Gjermanisë kundrejt Ballkanit Perëndimor, por para së gjithash kundrejt Shqipërisë.
Ka kolegë në BE që thonë se ndoshta zemra ime rreh ca si shumë për Ballkanin Perëndimor. Unë përgjigjem gjithmonë që këtu nuk bëhet fjalë për preferencat e mia personale por një interes strategjik të spikatur të BE. Ballkani Perëndimor nuk është oborri i pasmë, por i brendshëm i Europës. Paqja, stabiliteti, mirëqenia, shteti ligjor, pajtimi rajonal janë në interesin europian dhe gjerman. Shumë prej jush janë të zhgënjyer nga BE sepse në të shkuarën është bërë shumëçka dhe ju të gjithë e dini që ka pasur kushte të tjera për të plotësuar nga Shqipëria sikurse ka qenë funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese dhe i Gjykatës së Lartë. Shqipëria ka shënuar arritje, ashtu sikurse mund të thuhet dhe për Maqedoninë e Veriut. Për këtë arsye ne po punojmë me trysni që më 22 qershor Këshilli i Ministrave të Evropës të mund të marrë një vendim pozitiv, duhet që më në fund të nisim. Sigurisht që ka shumëçka për t’u bërë ende. Jemi thjesht në fillim të një rruge, shteti ligjor, një sistem drejtësie funksional, një administratë moderne, qasje me respekt kundrejt pakicave. Ne nuk jemi thjesht një komunitet ekonomik dhe monetar, por jemi një komunitet vlerash. Pandemia ka treguar që ne jemi të tërë në një bark. Ju keni arritur progres të madh, respekti im. Ne në Gjermani nuk jemi ende në një pikë, ne duhet ende të mbajmë maska. Nuk na ndihmojmë masat e izolimit, të gjithë duhet të mbështesim njeri-tjetrin. Është në interesin tonë që strategjia e përbashkët është që të mbështetemi në mënyrë reciproke.
BE nuk lë askënd vetëm në këtë drejtim. Deri në 12 mld euro do vendosim në dispozicion për Ballkanin Perëndimor për të amortizuar pasojat e pandemisë. Nuk e them këtë si një xhaxha bujar. Nuk dua që të krijohet përshtypja që Rusia dhe Kina të jenë shumë më të angazhuara në rajon. Unë premtoj më tepër angazhim nga të gjitha shtetet anëtare. Ju mund të keni besim tek Gjermania, por pikërisht se duhet të marrim vendime të njëzëshme duhet të përfshihen të gjithë partnerët. Tani ka një problem mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Unë jam tepër mirënjohës presidencës portugeze që ata janë duke vijuar linjën e pres gjermane. Për këtë kemi nevojë për politikanë të guximshëm që janë të gatshëm të ndërtojnë ura. Dua të shpreh urimet e mia kundrejt km që me partinë e tij, arriti një rezultat të qartë”, deklaroi Roth.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb