Ish-presidenti Bamir Topi ka gati librin e tij të ri, titullin e të cilin ka vendosur që ta mbajë sekret.

I ftuar në ‘Kjo javë’ në ‘News24’ Topi tha se libri mban histori të politikës në Tiranë, të vërteta dhe të përjetuara nga ai dhe familja e tij.

“Libri ka të bëjë me historinë politike të Tiranës. Nuk dua ta ekspozojë titullin, se jam në dilemë. Ka ngjarje interesante që tregojnë marrëdhënien e sundimtarëve në 100 vite kryeqytet, me popullsinë autoktone të Tiranës. Ka ngjarje që janë të përjetuara nga unë dhe të tjera që janë rrëfime të prindërve të mi, të vëllezërve të mi. Ky libër s’doli gjatë fushatës. Libi përfundon në datën 26 prill. Zoti Basha e ka mentorin e tij, i merr këshillat diku tjetër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: