Autoritetet e Bangladeshit të martën për shkak të rritjes së me COVID-19 zgjatën për një javë kufizimet e vazhdueshme ndaj koronavirusit në disa kampe të mëdha të refugjatëve Rohingya në rajonin juglindor Cox’s Bazar.

Më herët, autoritetet lokale vendosën bllokim të rreptë 10-ditorë deri më 31 maj, duke përmendur rritjen e shpejtë të rasteve me COVID-19 në kampet e mbipopulluara të refugjatëve në Cox’s Bazar. Administrata e rrethit tha se kufizimet do të jenë në fuqi deri më 6 qershor, përveç shërbimeve të urgjencës.

Sipas Zyrës së Cox’s Bazar, të paktën 10.214 persona dolën pozitivë ndaj COVID-19 ndërsa 111 persona humbën jetën. Rastet përfshinin 1.185 Rohingya ku 16 prej tyre humbën jetën.

Sipas të dhënave zyrtare, ka 376 shtretër të dedikuar për pacientët me koronavirus dhe 10 shtretër të njësive të kujdesit intensiv në institucionet shëndetësore lokale.

Komisioni i Granteve Universitare (UGC), autoriteti rregullator për universitetet publike dhe private, të martën lejoi autoritetet e universitetit të kryejnë provime me prani fizike dhe online mes protestave nga studentët në të gjithë vendin për dy ditët e fundit.

“Të gjitha universitetet publike dhe private janë lejuar të kryejnë provime të drejtpërdrejta dhe online, në varësi të kushteve. Provimet duhet të kryhen dhe vlerësohen në konsultim me Këshillat Akademikë të universiteteve përkatëse”, tha UGC në një deklaratë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb