Tekniku i Erzenit, Alfred Deliallisi komentoi barazimin 0-0 me Laçin.

“Një pjesë e parë e kujdesshme për të mos pësuar, nëse do të pësonim do të ishte një malore e madhe pasi kemi pësuar shumë së fundmi. Kishte presion te ne pasi Laçi erdhi për 1 pikë. Nuk ishim lirshëm në manovrat sulmuese. Ndeshje episodesh për të dy skuadrat, pati pak episode por në 20 minutat e fundit ishim më kërkues te goli. Mund ta godisnim kundërshtarin, por nuk e bëmë. Vazhdojmë para me kokën lart pasi pikët janë aty.

Laçi ishte poshtë linjës së topit dhe na fuste në trysni për të luajtur më avash. Nuk na la të ndërtojmë shumë në sulm. Ndeshje episodesh me presion. Laçi nuk la 2 pikë sot, ne patëm raste më të pastra. Erzeni i la 2 pikët sot.

Mazru ka qenë me temperature, e futa pasi nuk kishim gjë për të humbur. Edhe Zeka është bërë baba dhe duhet të largohej. Këto ishin mundësitë. Manovrat sulmuese çaluan, nuk bënim ndonjë lëvizje për të dalë përpara. U mundova t’i motivoja gjatë gjithë kohës, luajtëm gjithçka për gjithçka, por rezultati ishte ky.

Mbrojtjes u thashë të krijonin çifte me lojtarët e krahut. Tentonim të luanim drejt qendrës, por kundërshtari mori masa. Ishim të avashtë në lëvizje topi dhe nuk kishim atë marshin final. Duhet të kishim karakter më të fortë për të goditur kundërshtarin”, – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: