Sekretari i Përgjithshëm dhe drejtuesi politik i PD për Elbasanit ka vizituar në Librazhd një biznes të shitjes së materialeve të ndërtimit. Fadil Kojku e ka këtë biznes, por e administron i biri teksa ka arritur deri më tani të mbajë 3 punëtorë.

Bardhi e ka siguruar se me PD në qeveri biznesi do të çlirohet, dhe do të kenë më shumë para në xhepat e tyre.

“Do duhet të bëzh biznes me këta që të ecësh. Nëse mundohesh e përpiqesh vetë, dhe je i ndershëm, të vënë këmbën në fyt. Ne do ta çlirojmë biznesin, do ulim taksat, se po u çlirua biznesi, po u rritët ju, krijohen vende pune dhe shumë familje kanë mundësinë të dalin nga varfëria ekstreme”, tha Bardhi.

Ai pohoi se filozofia e PD është që bizneset dhe qytetarët të kenë më shumë para në xhepat e tyre, sepse dinë t’i shpenzojmë më mirë, se sa t’i marrë qeveria e bashkia që i bëjnë pllaka e perde.

Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin shtoi se dy prioritetet në qeverisje, që janë mbështetja e biznesit dhe e fshatit, do të sjellin në vend normalitetin që duhet.
Ky normalitet vjen me ndryshimin që do të sjellë vota e 25 prillit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb