Ish-drejtori i teatrit të Durrësit dhe njëkohësisht ish-deputet i PS-së, Bardhyl Agasi i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka folur për raportin e tij me aktorin e madh të skenës shqiptare, Mirush Kabashi.

Gjatë intervistës me gazetaren Nisida Tufa, Agasi publikoi foton e rrallë ku shihet përkrah këngëtares Parashqevi Simaku dhe Mirush Kabashit. Në foto Parshqevi Simaku duket tepër e qeshur, ku sipas Agasit, ajo qeshi pas një ngacmimi të bërë nga Mirush Kabashi.

“Kjo foto është bërë disa vite më parë, në periudhën e demokracisë. Bëhet fjalë kur kam qenë drejtor i Teatrit të Durrësit. Parashqevia kishte ardhur në një koncert. Po ta shihni me kujdes, Parashqevia duket shumë e qeshur pasi ishte Mirushi që tha diçka për të qeshur. Ndërsa unë kam mbajtur pak më shumë seriozitet. Mirushi më duket e ngacmoi me diçka dhe ajo ia plasi së qeshurës”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb