Kryetari i PD Lulzim Basha, ashtu siç e ka bërë traditë, në një video postuar në “Facebook” tha se sot Partia Demokratike do të mbajë një tubim në Vorë. Basha, në fjalën e tij u shpreh se janë dhjetëra makina që e shoqërojnë, kurse shtoi se partia që drejton synon transformimin total të vendit në aspektin ekonomik e social.

“Takimi në Vorë vjen pas takimeve madhështore në Durrës dhe në Berat. Kjo javë është vendimtare të aksionit tonë politik, për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ne punojmë për shkëputjen e politikës nga krimi dhe për t’iu dhënë shqiptarëve ndryshimin që meritojnë, fundin e tranzicionit dhe një demokraci të vërtetë europiane, përmes një transformimi të vërtetë politik, kushtetues, që do të garantojë transformim ekonomik dhe social për të gjithë qytetarët. Këtu në Vorë, janë dhjetëra makina që po na shoqërojnë”, tha Basha.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: