DURRES- Edhe gjatë ditës së sotme opozita ka bojkotuar Kuvendin dhe është mbledhur në Durrës si mesazh kundër krimit që sipas opzitës është i lidhur me qeverinë.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD Lulzim Basha tha se kryeministri Edi Rama nuk e do vettingun në politikë, por ai do bëhet.  Basha u shpreh se politikanët e lidhur me krimin do marrin atë që meritojnë dhe se Vettingu në politikë nuk pengon hetimet nga drejtësia

“SPAK-u dhe BKH e kanë juridiksionin e tyre për të hetuar politikanët. Prokuroria sot mund të hetojë çdo familjar, ndaj pretendimi se opozita kërkon vettingun e politikanëve që të shmangë hetimin e familjarëve, është gënjeshtra më e trashë që ka qarkulluar që nga koha e Adil Çarçanit dhe tregon panikun e Edi Ramës, përpjekjet e tij të dëshpëruara për tu justifikuar para shqiptarëve se; pse nuk e pranon vettingun në politikë. Vettingu I politikanëve nuk ka asnjë lidhje dhe ndikim negative me reformën në drejtësi. Të gjitha veprimet e vettingut të politikanëve, janë të palidhura me Refromën në Drejtësi. Të thuash se vetting I politikanëve pengon reformën në drejtësi është njësoj sit ë thuash se vetting në polici pengon reformën në drejtësi. E kuptoni sa trashë I presin gënjeshtrat?
Sepse ju kanë rënë të gjitha alibitë për të mos pranuar iniciativën tonë kushtetuese për pastrimin e Kuvendit nga politikanët e lidhur me krimin. E vërteta është fare e thjeshtë: Socialistët i tremben, Edi Rama i trembet vettingut në politikë, njësoj sic iu tremb procesit të dekriminalizimit.
Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë negociatë, asnjë diskutim dhe asnjë ulje në tavolinë bisedash me Ramën dhe bandën e tij, sa kohë që institucionet e vendit janë pushtuar nga krimi dhe politikanët e lidhur me krimin. Ne do të luftojmë deri në fund për të arritur dekriminalizimin e plotë, për të larguar politikanët e lidhur me krimin nga institucionet e vendit. Me çdo mjet dhe me çdo formë!
”- tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: