Emisioni “Real Soty” në ‘News24’ është ndalur sot tek debati që ka përfshirë politikën shqiptare në lidhje me akuzat që janë lëshuar ndaj Lulzim Bashës nga disa dëshmitarë të luftës së Kosovës, se lideri i PD-së kishte fshehur një kasetë nga masakra e Krushës.

Analisti Skënder Minxhozi deklaroi se ky debat, nëse futet në kontekstin kosovar, bëhet i ngatërrueshëm. Mes të tjerash analisti tha se në këtë rast kemi të bëjmë me një diversion.

PJESË NGA DISKUTIMI NË STUDIO
Skënder Minxhozi:
Duhet ta ndajmë akuzën ndaj Bashës, dhe gjyqin për Thaçin. S’jam dakord me ata që thonë; Aferim për atë që bëjnë ndërkombëtarët. Për ‘Shtëpinë e Verdhë’ është thënë shumë. Të thuhet, fakti që 80 media ndërkombëtare, deri tek televizioni japonez kishin shkuar në Shtëpinë e Verdhë, madje dhe kolegët tanë shqiptarë. Madje pronarët e shtëpisë ishin të acaruar kur shihnin gazetarët me bezha. Fakti është që në këtë proces ndaj Thaçit dhe Veselit, ‘Shtëpia e Verdhë’ ka rënë si kartë.

Sokol Balla: 127 vota në parlament janë të gjitha, dhe Berisha kishte 74 vota (Per raportin e Dick Marty).

Robert Rakipllari: Ky është një dëshmitar ku thotë se para 20 vitesh ishte Basha dhe Malltezi atje. Pse u tha sot?! Pse dalin sot këto?! Bëhen qesharak dhe ata që i thonë.

Skënder Minxhozi: Unë e kam thënë se kemi të bëjmë me një diversion. Dikush kapet në pjesën irracionale dhe një pjesë kapet me atë pjesën e vet. Nëse e fusim në kontekst kosovar, ky debati i Tiranës bëhet i ngatërrueshëm. Kemi të bëjmë me një diversion. Si truall kryesor ka faktin që politikani që goditet, asnjëherë s’ka sqaruar këtë kapitull. Edhe kur ngacmohet, sado vite të kenë kaluar, ai jep minimumin e fjalëve dhe rrokjeve dhe nuk shtyhet më tutje. Ata që e bëjnë akuzën, e dinë këtë. Ky është diversion dhe shtyhet si nga natyra e atij që nuk flet dhe e atyre që e shtyjnë.

Robert Rakipllari: Ky nuk është problemi i Lulzim Bashës, por është kulturë e politikës shqiptare. Edi Rama nuk pranon asgjë. Asgjë nuk pranon veçse thotë; “shpifje, shpifje”. Të gjithë politikanët nuk pranojnë asgjë. Kjo është kulturë dominonte tek këta politikanë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: