Kryetari i Bindjes Demokratike Astrit Patozi i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” u shpreh se Basha u betua për Kishën e Laçit se nuk ulet në tryezë me Edi Ramën dhe e bëri këtë gjë.

Patozi shtoi se opozita bën propagandë, duke theksuar se shan e lavdëron ndërkombëtarët sipas interesave.

Ne mund të rrëzonim Ramën nëse do bëheshim bashkë. Këta thonë se po bëjnë për të mirën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Unë po them një gjë. Mes djegies së mandateve dhe kësaj marrëveshje, të jeni të sigurt, se kancelaritë nuk do u thoshin të digjnin mandatet. Pra, ndërkombëtarët po përdoren për alibi. Pra, kur të intereson i përdor si alibi, kurse kur nuk të intereson thua janë ca ambasadorë këtu që nuk kanë vlerë, që janë të blerë dhe në bëhemi sovranistë.

Kjo gjë nuk mund të përdoret në mënyrë selektive, sa herë të intereson. Ka fjalë që thonë se kjo marrëveshje u bë pasi Rama shpëtoi Bashën nga burgu. Ka gjasa, por nuk e di saktë. Ky është fjalor i shpifur. Ka mungesë koherence. Është bërë retorikë për kundërshtarin dhe më pas i ke shkuar për dore.  Basha u betua për Kishën e Laçit se nuk do ulet në tryezë me Ramën dhe e bëri. Kjo është e rëndë”, tha Patozi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb