Nga 18 anëtarë të Orkestrës së Harqeve ne Korçe, 9 prej tyre nuk janë më pjesë e këtij formacioni. Drejtuesi i Orkestrës Kostika Tanto thotë se për këtë vit për 9 prej tyre nuk u rinovua kontrata. Tanto thotë se e gjithë kjo situatë erdhi kur në muajin nëntor të vitit të kaluar me një kërkesë zyrtare drejtuar bashkisë së Korçës, instrumentistët kërkuan rritje të pagës.

Jo vetëm që kërkesa nuk u mor parasysh, por në dhjetor të vitit të kaluar qendra kulturore e qytetit iu kërkoi anëtarëve të Orkestrës së Harqeve të bëhen pjesë e një formacioni të ri të ideuar si orkestra simfonike e Korçës, me të njëjtën pagë të pandryshuar prej 5950 lekë të vjetra, gjë që ka çuar në largimin e tyre.

Në një reagim Qendra e Artit e Kulturës në Korçë ka thirrur te gjitha forcat artistike për të qene pjese e festimeve të inagurimit të këtij institucioni dhe 100 vjetorit te orkestrës simfonike. Sipas drejtuesve të Qendrës ky vit do te jete viti i ringritjes se orkestrës simfonike te Korçës me rikthimin e dirigjentit Ilir Erzeni dhe 44 instrumentisteve qe tashme kane nisur punën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: