Një qytetar nga Poliçani, zonë e njohur tradicionalisht si bastion i së majtës, ka kritikuar ashpër qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama gjatë protestës para Kryeministrisë.

Ai tha se edhe në Poliçan ka pakënaqësi të mëdha për gjendjen e infrastrukturës, furnizimin me ujë dhe shërbimet ndaj qytetarëve. Sipas tij, banorët e zonës përballen me probleme të shumta, ndërsa përmendi mungesën e investimeve në rrugën Berat-Skrapar dhe problemet me ujin e pijshëm.

Qytetari tregoi edhe një rast personal, duke akuzuar administratën për vonesa në dhënien e pensionit të nënës së tij 82-vjeçare. Në fjalën e tij, ai vuri në pikëpyetje mbështetjen elektorale që ka marrë qeveria dhe kërkoi që institucionet të fokusohen te lufta kundër krimit dhe jo ndaj qytetarëve.

“Do i them këtij të gjati këtu, se kryeministër nuk është më, por Poliçani është ngritur në protestë. A ke vajtur ndonjëherë në Poliçan, në Çorovodë. Të shihni rrugët. Edhe ujin ua ka prerë banorëve, të Poliçanit, të Beratit. Uji i pijshëm i malit të Tomorrit vjen i pistët. Ska rrugë Berat-Skrapar. Ku do shkojë plaka ime 82 vjeçe që të ankohet në bashkinë e Beratit. Kjo administrata e këtij, ma bëri plakën 2 muaj të vdekur, nuk i dha pensionin. Shkova dhe çova dokumentet. Kjo është e turpshme. Ku i ka ky 800 mijë votat? Ai bashkë me Ballën. Arresto kriminelët, jo popullin. I them të shohë atë Skraparin.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: