Sali Berisha, i pyetur nëse ka fakte për akuzat që ka bërë për baxhanakun e kryeministrit Edi Rama, lidhur me përfitim tenderash, ka deklaruar se faktet janë publike.

Ai ka hapur Ipad-in e tij dhe ka nisur të lexojë publike të lajmeve që i referohen këtij emri.

“më vjen keq po këto janë të publikuara, nëse doni të kërkoj këtu në librarinë time digjitale… ‘Baxhanaku, kontratë 12 mld lekë’, (lexon në Ipad) prit të lutem… ‘Korrik 2021’, kjo është dhe më interesante, ‘baxhanaku Armand Frangu, kompania B360, rruga Ymer Kurti’, ia dini ju por pyesni… (Vijon te lexoje publikime në Ipad-in e tij).

Ça doni më shumë? Po të doni ka prapë këtu, nuk është vetëm baxhanaku por dhe kompania e thjeshtrës së tij, para dy muajsh kam denoncuar një kompani arkitektësh ku punon ajo, dhe thjeshtra kishte fitu tenderin me 160 mln lekë nga ministrja e Kulturës, unë ia thash aty, ajo nuk e mohoi. Këta i kontrollojnë interesat e tyre të pasuruarit, ja pra ku janë….”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb