Pothuajse e konfirmuar. Joao Cancelo nuk do të qëndrojë te Bayern Munchen. Kampionët e Gjermanisë me shumë mundësi nuk do paguajnë të drejtën e blerjes së kartonit të mbrojtësit anësor, shifër kjo e cila mund të shkonte deri në 70 milionë euro.

Bavarezët kanë vendosur që të kthejnë mbrapsht lojtarin, me Cancelon që duket i destinuar të kthehet te Manchester City. Gjithsesi, “Qytetarët” do e nxjerrin portugezin sërish në merkato.

Barcelona është një mundësi e mirë, por problemet financiare të katalanasve përbëjnë një problem të madh për transferimin. Arsenalit i pëlqen futbollisti, por vetëm në verë mund të ketë të reja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: