Bayern Munich ka gjetur gjuhën e përbashkët me kapitenin Manuel Neuer për vazhdimin e kontratës deri në qershor të vitit 2027. Sipas asaj që shkruajnë mediat, marrëveshja pritet të formalizohet para ndeshjes së fundit të sezonit ndaj Kölnit.
Neuer, i cili mbetet një nga figurat kryesore të bavarezëve ka pranuar edhe ulje të pagës për të vazhduar qëndrimin në “Allianz Arena”. 40-vjeçari luan te Bayern prej vitit 2012.
