Ndonëse jo me titullarët në fushë, Bayern Munchen nuk ka treguar pikë mëshire në raundin e parë të Kupës së Gjermanisë, teksa ka mposhtur me rezultatin 12-0 modestët e Bremer në transfertë.

Choupo Mouting shënoi tre gola në pjesën e pare dhe një në të dytën, madje duke dhënë edhe një assist. Ndërkohë që nuk fali as Musiala, autor u një dopiete.

Vendasit realizuan edhe një autogol me Warm dhe 45 minutat e para, që u mbyllën me pesë gola në favor të kampionëve të Gjermanisë. Tillman vazhdoi festivalin e golave, ndërkohë që në shfaqje morën pjesë edhe Sane, Cuisance, Sarr e Tolisso.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb