Sulmuesi i Bayern, Harry Kane ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale pas dëmtimit të rëndë të pësuar në ndeshjen e Bundesligës kundër Kolnit.
33-vjeçari ka pësuar shqyerje të ligamentit të sindesmozës në kyçin e këmbës së majtë, dëmtim që e detyroi t’i nënshtrohej operacionit.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi bavarez përmes një komunikate zyrtare, ku bëhet e ditur se ndërhyrja ka përfunduar me sukses dhe se futbollisti do të nisë tashmë fazën e rehabilitimit.
“Harry Kane është operuar me sukses të premten mbrëma pas shqyerjes së ligamentit të sindesmozës në nyjën e këmbës së majtë, në ndeshjen e Bundesligës ndaj Kolnit. 33-vjeçari tani do ta nis programin e rehabilitimit. Të urojmë rikuperim të shpejtë, Harry”, ka shkruar Bayerni të shtunën.
