Bayern Munchen kryeson kampionatin gjerman, me pikë të barabarta me Dortmund. CEO i bavarezëve, Olivier Kahn ka pranuar se ky edicion duket më ndryshe dhe më i vështirë se të tjerët.

“Është një moment i rëndësishëm në këtë periudhë të sezonit, është e rëndësishme për ne që të qëndrojmë në krye. Për ne është një sfidë ndryshe, sepse Bayerni ka pasur gjithmonë një avantazh në sezonet e fundit dhe tani nuk është kështu. Ndoshta nuk është aq keq, nuk mund të lejojmë më të gabojmë dhe duhet të qëndrojmë të fokusuar në çdo garë” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb