MAQEDONI E VERIUT

 

BDI ka shprehur hapur qëllimin për të vendosur për herë të parë në historinë e Maqedonisë së Veriut një kryeministër shqiptar.

Ali Ahmeti e shpalosi këtë objektiv në 18- vjetorin e partisë së vet, teksa Zaevi duket se nuk pajtohet me këtë qëllim të tij.

Zaev ka thënë se nëse LSDM fiton zgjedhjet, atëhere kandidat për kryeministër do jetë vetëm ai  dhe nëse BDI e ka këtë kusht për koalicionin qeverisës atëhere s’do jetë pjesë e qeverisë.

Kujtojmë se Zaev mori qeverinë për herë të parë falë koalicionit me BDI pasi VMRO- DPMNE me në krye Nikola Gruevskin kishte më shumë vota se secila prej tyre.

 

 

“Në vendin tonë mandatar për kryeministër mund të jetë çdo qytetar që do të sigurojë së paku 61 deputetë. Sipas Kushtetutës, deputetët në Kuvend zgjidhen sipas vullnetit të qytetarëve dhe jo sipas përkatësisë etnike të kandidatëve.

Është e vërtetë se në shoqërinë tonë, qytetarët çdo ditë i anashkalojnë barrierat etnike, por më me rëndësi është se gjatë përzgjedhjes ata udhëhiqen para se gjithash mbi kualitetin e kandidatit dhe kontributit të tij ndaj qytetarëve, nga përkushtimi shoqëror dhe të mirën e qytetarëve dhe shtetit, si dhe shembullit personal çfarë përshtypje ka kandidati para qytetarëve.

Nëse LSDM fiton zgjedhjet, unë jam kandidat për kryeministër i Qeverisë, dhe do të jem kryeministër i cili do të luftojë njëlloj për jetën e të gjithë qytetarëve në Maqedoninë e Veriut, diçka që e dëshmova viteve të fundit.

Nëse BDI ka kushte tjera për koalicionim në Qeveri, atëherë BDI nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme”,- tha Zaev.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb