Bashkimi Evropian raportohet se do të miratojë një kufi mbi çmimin e naftës ruse pasi Polonia dha mbështetjen e saj, ndërsa ky plan i cili ndalon vendet të paguajnë më shumë se 60 dollarë për fuçi, kishte nevojë për marrëveshjen e të gjitha shteteve të BE-së.

Polonia njoftoi mbështetjen e saj të premten pasi u sigurua se kufiri do të mbahej në 5% më të ulët se norma e tregut.

Një kufi çmimi u parashtrua nga grupi i kombeve G7 në shtator dhe synon të ndalojë Moskën të përfitojë nga eksportet e naftës duke shmangur një rritje të çmimeve.

Futja e një kufiri në çmimet e naftës ruse do të thotë se vendet që nënshkruajnë marrëveshjen do të lejohen të blejnë vetëm naftë dhe produkte të naftës të transportuara përmes detit që shiten me ose nën kufirin e çmimit.

Ministrat e financave të G7 thanë në shtator se plani i tyre për të kufizuar çmimin e naftës së papërpunuar ruse do të reduktonte të ardhurat e naftës së Moskës dhe aftësinë e saj për të “financuar luftën në Ukrainë”.

Sakaq, Rusia e denoncoi skemën, duke thënë se nuk do të furnizonte ato vende që zbatuan një kufi çmimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: