Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj deklaroi se qeveria duhet të shfrytëzojë faktin që BE i ka vënë kusht Serbisë në lidhje me Kosovën.

“BE e ka kushtëzuar Serbinë për normalizimin e raporteve me Kosovën. BE-ja ia ka bërë të ditur Serbisë që rruga e saj për në Evropë kalon nëpër Prishtinë. Duhet të shfrytëzohet kjo situatë”, ka thënë Hoxhaj për RTK, duke shtuar se me Serbinë duhet të arrihet marrëveshje.

Nënkryetari i PDK-së ka thënë se spektri politik i Kosovës duhet të jetë unik sa i përket dialogut me Serbinë. “Disa prej kolegëve tanë po merren me romantizëm ditor”, ka thënë ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb