Bashkimi Evropian bëri thirrje të mërkurën për një armëpushim në provincën Idlib të Sirisë dhe tha se Rusia, Turqia, Irani dhe qeveria siriane duhet të mbrojnë civilët nën rrethim.

“Ne presim që regjimi sirian dhe garantuesit e Astana të përmbushin menjëherë përgjegjësitë dhe angazhimet e tyre dhe të sigurojnë mbrojtjen e menjëhershme të civilëve”, tha diplomatja më e lartë e BE-së, Federica Mogherini dhe shefi i saj i ndihmës humanitare Christos Stylianides, duke iu referuar Rusisë, Turqisë dhe Iranit.

“Sulmet pa dallim ndaj grave, fëmijëve dhe civilëve të tjerë, zhvendosjes së tyre dhe shkatërrimit të infrastrukturës civile nuk mund të justifikohen në asnjë rrethanë,” thanë ata.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb