TIRANË

Delegacioni i Bashkimit Europian vijon konsultimet me shoqërinë civile në Shqipëri me qëllim hartimin e raportit të Këshillit Europian.

Ky delegacion do të mbledhë fakte dhe të dhëna në fushat të ndryshme për të parë se sa janë përmbushur detyrat integruese nga ana e Shqipërisë. Përfaqësuesit e delegacionit përshëndetën aksionet e fundit të Policisë së Shtetit, të cilat përfunduan me arrestimin  e disa personave problematikë.

“Këshilli i Bashkimit Evropian ka hapur rrugën për fillimin e negociatave. Shtetet anëtare do të bëjnë vleresimin e progresit te Shqipërise mbi raportin vjetor. Gjatë muajve të fundit policia e shtetit ka ndërmarre disa operacione të rëndësishme dhe vecanërisht kunder trafikimit të drogës. BE i mirëpret këto operacione, kemi parë veprime pro aktive dhe rezultate të prekshme. Këto jane rezultatet që ne kemi pritur. Këto prirje duhet të ruhen dhe një ministri e brendshme funksionale e cila të jetë në gjendje që të luftojë me forcë krimin e organizuar është thelbësore për Shqipërinë.”  -u shpreh ambasadori i ri i BE-së.

Gjithashtu delegacioni i BE-së iu bëri thirrje institucioneve shqiptare që të përfshijnë sa më shumë  organizata në qeverisje.  Sipas tyre, angazhimi qytetar  është shenjë vitale për demokracinë.

“Angazhimi qytetar ndërton gurin themeltar dhe kjo është vitale për demokracinë. Ne i kërkojmë qeverisë dhe pushtetit të rrisin angazhimin politik, për të përfshirë angazhimin e organizatave”, u tha mes tjerash në komunikim me mediat.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb