Kreu për Çeshtjet e Jashtme të BE-së, Josep Borrell po përgatit një listë sanksionesh ndaj individëve bjellorusë, pas dhunës së ushtruar nga policia pas zgjedhjeve në vend, sipas diplomatëve.

“Individët që do të sanksionohen përfshijnë ata që janë përgjegjës për dhunën e policisë dhe mashtrimet zgjedhore”, thanë burimet e BE-së.

“Autoritetet shtetërore ushtruan një dhunë joproporcionale dhe të papranueshme, duke shkaktuar të paktën një vdekje dhe shumë lëndime”, deklaroi Këshilli Europian.

Mijëra protestues, të cilët i cilësuan zgjedhjet e fundjavës së kaluar si të rreme, janë arrestuar ditët e fundit.

Edhe pse shumë prej tyre janë liruar, protestues të shumtë flasnin për keqtrajtim gjatë arrestimit dhe burgosjes së tyre.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb