Në internet po qarkullon lajmi se emri i vërtetë i Beatrix Ramosaj në fakt është Behigje Ramosaj. Por i pari që e mohoi këtë lajm të emisionit n’ZOOM në Kosovë, ishte vëllai i saj Alban Ramosaj, i cili nëpërmjet Instagramit të tij e cilësoi si “lajmi më i mirë deri sot këtë vit” duke e shoqëruar me të qeshura.

Reagimi i radhës ka ardhur nga nëna e këngëtares, Antigona Ramosaj, e cila ka sqaruar një herë e mirë gjithë situatën.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në një story në Instagramin e saj Antigona Ramosaj ka postuar një foto të pasaportës së Beatrix, ku ka shkruar: “A jeni të qartë se si e ka emrin Beatrixa?”

Beatrix Ramosaj është ndër banoret më të përfolura të shtëpisë së Big Brother Vip.

Këngëtarja ka krijuar një raport intim me aktorin dhe moderatorin, Donald Veshaj.

Ishte emisioni n’ZOOM në Kosovë i cili ka bërë të ditur se emri i Beatrixës sipas tyre, është Behigje Ramosaj dhe me origjinë nga Llapashtica e Komunës së Prishtinës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb