Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, kohëve të fundit ka marrë vëmendjen e mediave lidhur me të rejat në jetën e saj private.

Ajo është duke shijuar lidhjen me regjisorin e filmave, Keyan Safyari. Megjithëse ka munguar në aspektin e prurjeve të reja muzikore, Bebe Rexha po tregohet aktive për fansat përmes rrjeteve sociale.

Këngëtarja me origjinë shqiptare publikoi së fundmi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram një video, ku tregoi ndryshimin e saj të ri drastik në pamje.

Ajo i ka lyer flokët e saj në të kuqe, duke marrë kështu një pamje krejt ndryshe nga ajo e zakonshmja.

 

View this post on Instagram

 

New me ? watcha think?

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

“Një version i ri i mi, çfarë mendoni?”, ka shkruar Rexha në mbishkrimin e videos.

Ndryshimi i saj është pëlqyer dhe komentuar shumë nga fansat, të cilët e kanë komplimentuar për thjeshtësinë dhe modestinë e saj.

Ngjyra e kuqe nuk mund t’i rrinte askujt më bukur se këngëtares me rrënjë shqiptare, referuar faktit se e kuqja është ngjyra e flamurit kombëtar, për të cilin 31-vjeçarja ka shprehur gjithmonë një simpati të veçantë.

Beb2
Beb2

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: