SHBA

Këngëtarja e njohur shqiptare me farë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka pasur një ditë të veçantë sot. Kjo pasi në këtë ditë ajo ka arritur të marrë patentën e makinës edhe pse në moshën 29 vjeçare.

29 vjeçe ndoshta shumë prej jush mund të duket si një mundësi e humbur, por për yllin botëror është moment perfekt për të marrë patentën e saj.

Untitled 19
Untitled 19

Këtë gjë, bukuroshja shqiptare e bëri të ditur përmes një foto të publikuar në rrjetin social Instagram. “E mora patentë e shoferit sot! Cfarë lloj makine duhet të marr?!- ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë.

Së fundmi Bebe Rexha ka nxjerr këngën e re, “Harder” në bashkëpunim me Jax Jones. Ajo është edhe e nominuar me dy projekte muzikore në ngjarjen e madhe MTV Video Music Awards.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb