Analisti Fatos Lubonja, në rubrikën “Opinion”News 24 ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke u shprehur se ka treguar vetëm arrogancë me qeverisjen e tij dhe se mendon vetëm të grabisë qytetarët shqiptarë.

Lubonja ka komentuar edhe shumën që duhet të paguajë qeveria shqiptare për çështjen Becchetti, duke u ndalur edhe tek deklaratat e kryeministrit Edi Rama se do të dalë nga Arbitrazhi.

“Ne shpesh e përdorim 100 mln, dhe që do t’i paguajnë taksapaguesit shqiptar, por paratë nuk janë çështja kryesore. Por thelbi qëndron tek arroganca, gjithë-pushtetshmëria, mungesa e respektit për çdo ligj, që tregon ku pushtet dhe në mënyrë të veçantë Rama. Kjo është gjëja më e frikshme. Është gati e pamundur të prishësh rregullat dhe të hysh në listën e shteteve që i konsiderojmë partner. Një gjykata në Amerikë e ka dënuar Ramën, dhe jo një gjykatë e Berishës apo Metës.

Pra përtej 100 mln është shenjë e një rreziku akoma të madh. Pra rreziku i asaj ‘që s’keni parë gjë akoma”, pra Rama ka bërë gjëra që nuk i kishim parë në këto 30 vite. Siç ka bërë edhe me Becchettin më herët, tani bën edhe podcaste dhe nesër do të thotë nuk kam nevojë për asnjë njeri. Pra pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute. Kur politikanëve shqiptar u është vënë në rrezik pushteti personal, nuk respektojnë më asgjë. Këto janë shenja të një udhëheqësi që mund të guxojë për të mos lënë pushtetin të bëjë edhe veprime të tilla. Unë nuk arrij të mendoj që mund të shkojë deri në këtë pikë, por simptomat janë tashmë.

Historia e shembjes së “Prestige Resort” dhe ngjashmëria me historinë e Becchetit?

Lubonja: Kapriço e vogël apo e madhe, kjo nuk është një çështje që të ngelë tek Rama, por duhet të shtyhet tek të gjithë ata që ka rrotull sepse nuk bën dot i vetëm, po të ishte një i çmendur i vetëm ky do të përfundonte në spital, por ku ka të tjerë, ku Shqipëria është bërë si psikiatri atëherë problemi është më i komplikuar. Sigurisht një shef ka përgjegjësitë e veta të mëdha, por ndikimi mund të jetë në një vend të dobët, ku nuk ka rezistencë. Ky partinë e ka kthyer në ushtar apo rrogëtar që marrin atë rrogën dhe kaq.

Ndërhyrja e Melonit në çështjen Becchetti?

Lubonja: Në atë kohë një nga arsyet pse Rama e bëri sulmin, ishte sepse Becheti kishte një gjyq, dhe nuk në atë kohë nuk shihej mirë nga qeveria italiane në atë kohë. Pra qëndron ideja se ky e bëri edhe nga mbështetja e qeverisë italiane. Rama ka pasur lidhje të mira me qendrën e majtë italiane, tani është qeveria tjetër, por jam skeptik se ata mund të ndërhyjnë. Atyre u intereson më mirë një autokrat këtu dhe ta kenë mirë, por mbetet për tu parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb