Vazhdojnë kontaktet mes Ansu Fatit dhe Tottenhamit, klub i cili po provon të sjellë talentin e Barcelonës në Premier League. Siç raportohet nga Sky Sports, Spurs po ndjekin gjithashtu Johan Bakayoko të PSV dhe Brennan Johnson të Nottingham Forest, por spanjolli është objektivi kryesor i klubit anglez me seli në Londër.

Një huazim i Ansu Fati duket si mënyra më e mirë për të shkuar te zgjidhja e duhur, pasi nuk do nevojiteshin shumë para.

Barcelona duhet të shesë për të lehtësuar faturën e pagave dhe për të regjistruar nënshkrime të reja në La Ligan. Në këto kushte, katalanasit e vlersojnë lojtarin në 30 milionë euro, sakaq drejtuesit dëshirojnë ta shesin atë në baza të përhershme. Tottenham po punon për një ofertë, por nuk duket i gatshëm ta blejë lojtarin. Priten edhe kontakte në orët e ardhshme, pista sa  vjen e nxehet dhe nuk përjashtohet mundësia e një goditje interesante në fundin e merkatos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: