Bashkëshortja e Ezequiel Garay ka folur hapur për jetën seksuale me futbollistin.
Tamara Gorro zbuloi se e ka humbur dëshirën seksuale për mbrojtësin 32-vjeçar, i cili ka luajtur për skuadra të rëndësishëm si Real Madrid, Benfica, Zenit St Petersburg dhe Valencia.
Çifti u martuan në vitin 2012 dhe kanë dy fëmijë së bashku, por bukuroshja spanjolle foli gjatë një podkasti për dëshirën seksuale në marrëdhëniet afatgjata.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Nëse më pyet nëse kam ende të njëjtin oreks seksual si më parë, përgjigjja ime është jo”- u shpreh 34-vjeçarja.

Më pas shtoi: “Nuk e di nëse kjo është për shkak të mungesës së kohës apo mungesës së dëshirës por e vërteta është kjo. Unë e dua bashkëshortin tim. Por nuk dua të bëj seks çdo ditë me të, pasi jam e rraskapitur. Mendoj se shumë njerëz ndihen njësoj si unë.”

Tamara gjithashtu foli për përdorimin e lodrave seksuale gjatë podkastit, ndërsa pranoi: “Jam eksperte, gjithmonë më kanë pëlqyer. Por nuk i përdor për të zëvendësuar bashkëshortin tim.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb