Të gjithë e mbajnë mend kur futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri bënë bujë te Zvicra duke bërë me duar shqiponjën në ndeshjen historike ndaj Serbisë, në vitin 2018. Pikërisht për këtë episod është pyetur ish-futbollisti i Përfaqësueses së zviceranëve, Valon Behrami, në një intervistë të dhënë për Blich.ch. Behrami nuk heziton ta quajë marrëzi.

“E urrej shumë këtë temë edhe sot e kësaj dite. Futbolli nuk duhet të përzihet me politikën. Ai gjest nuk ka vend në futboll, ishte marrëzi. Ne nuk kishim shkuar në luftë.Në Kosovë më akuzuan se nuk mora pjesë në festë por shumë futbollistë serbë kanë lindur pas luftës dhe ata janë miqtë e mi. Kjo është arsyeja se pse ata duhet thjesht të luajnë futboll këtë botëror dhe të injorojnë gjithçka tjetër” – Tha ai.

Valon Behrami
Valon Behrami

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: