Deputeti i Partisë së Lirisë Perit Vasili, ka deklaruar se kandidati Belind Këlliçi është i duhuri për të drejtuar kryeqytetin pas 14 majit.

Në një postim në Facebook, Vasili u shpreh se tashmë qytetarët e Tiranës vuajnë nën taksat e tmerrshme që janë rritur në mënyrë të tmerrshme si në asnjë bashki tjetër në vend.

Postimi i plotë:

Belindi eshte zgjidhja,Veliaj eshte mjerimi, qe vret çdo shprese!
Po po Belind Kelliçi eshte zgjidhja.
Sot Belindi na dha lajmin e shkelqyer, qe trasporti publik do te jete falas ne Tirane dhe ka shume te drejte.
Veliaj & co paguajne 90 mije euro ne dite vetem per inceneratoret.
Duke llogaritur me çmimin 400 lek te vjetra, qe eshte cmimi i biletes jane plot 260 mije bileta ne dite, qe mbulohen vetem nga pagesat per inceneratorin qe nuk ekziston.
Belindi na dha lajmin e sigurimit real te ujit 24 ore ne Tirane dhe ka te drejte.
Sepse parate e takses se rritur te ujit nuk do te vidhen më, me keshilltare gazetare te ujesjellsit dhe as do harxhohen per mijra patronazhiste te punesuar ne Bashki te Tiranes.
Veliaj eshte mjerimi qe vret cdo shprese te qytetareve te Tiranes.
Sepse Tirana plaçkitet çdo dite nga ai dhe rilindasit perqark tij.
Qytetareve te saj u grabiten e vidhen nga Veliaj qindra milion euro taksa per Inceneratorin, qe nuk ekziston, per mbeturina, qe nuk perpunohen, por groposen, per tendera elektoralë, per propagande dhe per zyra, keshilltare e patronazhiste.
Qytetaret e Tiranes dërrmohen nga Veliaj me taksa, qe vetem jane rritur ne menyre te tmerrshme qofte per ujin, pastrimin, arsimin etj si ne asnje qytet tjeter.
Qytetaret e Tiranes per shkak te Veliajt kane trasportin publik me primitiv, qe mund te ekzistoje, pa standarte, me aksidente dhe qe krijon vonesa te medha per qytetaret e nuk mbulon qytetin.
Qytetaret per shkak te Veliajt torturohen ne trafikun e Tiranes ku harxhojne nerva, kohe dhe karburant sepse ashtu i intereson oligarkeve te naftes kliente te Veliajt.
Qytetaret e Tiranes per shkak te Veliajt u shkaterrohet jeta mes kullave pa fund, qe kane shkaterruar cdo hapesire te gjelber dhe qe pastrojne para’ ne mes te sheshit.
Qytetaret e Tiranes jane te kercenuar cdo dite nga Veliaj qe u rremben atyre me dhune, polici e bomba tymi banesat dhe pronat pa ligj dhe ne interes te mafiozeve qe ka perqark.
Qytetareve te Tiranes vandalet e Veliajt e te rilindjes u kane shkaterruar cdo gjurme te trashegimise historike e kulturore, qe mafiozet e kullave te bejne para’ per vete dhe rilindjen.
Ndaj Belind Kelliçi qytetar i mire qe e do me shpirt Tiranen, modest dhe profesionist i zoti eshte zgjidhja e vetme perballe Veliajt, qe simbolizon nje hall te rende mafioz mbi qafen e qytetareve te Tiranes.
Shiheni Foton se si vandalizmi i Veliajt thuajse ka zhdukur krejt Xhamine e Ethem Beut ne qender te Tiranes dhe Kullen e Sahatit.
Pra zemren e Qendres Historike te Tiranes e kane perpire kullat e Veliajt.
Ndaj edhe zgjidhja e vetme eshte Belindi, per tu çliruar nga mafia Veliaj qe vret shpresen e qytetareve te Tiranes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb