Ben Affleck nuk ka guximin të bëjë rezistencë ndaj gruas së tij “jashtëzakonisht kontrolluese”, Jennifer Lopez.
Dy yjet e Hollivudit ndezën thashethemet se martesa e tyre është në krizë pasi u panë duke u grindur gjatë disa daljeve të tyre publike.

E ndërsa daljet e tyre publike janë bërë më të rralla këto kohë, një burim i brendshëm i tha National Enquirer se Affleck bëri terapi pasi u martua me JLo, në mënyrë që të mund të duronte natyrën e saj kërkuese.
Burimi tha se Affleck madje i pranoi shokut të tij më të mirë Matt Damon se e vetmja gjë që i mban Jennifer dhe atë së bashku është terapia. Burimi ndau më tej njohuri për jetën e tyre bashkëshortore, duke zbuluar se Lopez ndjen nevojën për të “mikromenaxhuar jetën e Ben-it në një shkallë ekstreme”.
“Tani Beni nuk ka forcë të ngrihet për veten e tij,” ndau burimi i brendshëm.
