Benet Beci, kandidati fitues i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 14 majit, ka kryer sot betimin si kryetari i ri i bashkisë së Shkodrës.

Në fjalimin e tij të parë, Beci tha se nga sot, nis një erë e re për bashkinë e Shkodrës dhe qytetarët e saj.

Në fjalën e tij si qytetar i parë i Shkodrës, Beci u shpreh se duhet të nisë puna për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

“Duhet të punojmë për fëmijët e së nesërmes, për Shkodrën që tejkalon veten dhe u pararend zhvillimeve dhe sfidave”, u shpreh ai.

Ndërkohë në një postim në Facebook, Beci ka postuar edhe foto nga momenti i marrjes së detyrës, ku është takuar me ish-kryebashkiakun Bardh Spahia.

Postimi i plotë:

Kënaqësi që mbledhja e konstituimit përfundoi me një takim me z.Bardh Spahia. I urova atij suksese në angazhimet e tij të reja dhe e sigurova se dera do të jetë gjithmonë e hapur për të mirën e Shkodrës.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb