Mes protagonisteve të Big Brother Vip është edhe modelja seksi, Beniada Nishani. Si rrallëherë, Beniada ka zgjedhur të flas për lidhjen e saj të fundit, e cila zgjati vetëm tre muaj. Ajo i është rrëfyer Donaldit, duke e konsideruar një njëri psikopat.

“Vetëm me psikopatët gjithmonë. Mora biletën u ktheva në shtëpi. Capri ishte pushimi i parë dhe Sicilia ishte pushimi i dytë, mora biletën për në gusht. Harxhova 2000 euro vetëm për tu kthyer në shtëpi, as nuk më interesonte.

Telefonova babain, më tha mos u bëj merak. U ktheva pasi u zumë, u bëmë keq fare, i thashë “ti flet për familje, dashuri, respekt, për familjen tënde, por ti nuk e di fare çfarë do të thotë dashuria”, edhe u bë keq fare.

Ishte ai që i kërkonte pushimet, unë asnjëherë. Kur u kthyem një javë nuk folëm e ai një ditë më tha “më fal, ke të drejtë janë gjëra të tjera që nuk të kam treguar, kam kuptuar që kam thënë, unë shkojmë, këtu shkojmë aty.

Shokët e tij i kishte të mëdhenj e të martuar, ishin xheloz. I thoshin: Kush e di çfarë bën në Milano, çfarë pune bën, modele, modele. I kishin thënë që ndoshta rri me të, e kam një tjetër në Milano”, tregoi ndër të tjera Beniada.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb